Principia (shqip)

Komitet per lirite

Komitet per lirite besojnë në vlerat e kulturës liberale dhe kanë si synim promovimin e tyre në Shoqërinë Civile.

Ata janë një federatë e shoqatave të lira politiko-kulturore, të hapura për të gjithë ata që duan të dëshmojnë aderimin e tyre në idealet e lirisë dhe të demokracisë.

Këto Komitete janë kundër çdo forme autoritarizmi dhe etatizmi, në mprojtje të të gjitha lirive .

Komitet per lirite i kundërvihen etatizmit, centralizmit, burokracisë politike e sindakale. Luftojnë për tregun e lirë, reformën e Shtetit, demokracine e alternimit, kulturën joorganike të çdo pushteti.

Ata kanë të vetat principet e lirisë që kanë çuar në shëmbjen e murit të Berlinit në vitin 1989 e luftojnë kundër rregjimeve totalitare, të vjetra apo të reja qofshin ata.

Një Komitet presidence i formuar prej më se 150 intelektualësh artistë, sipërmarrës etj. kryen detyrën e garancisë morale, kulturore e politike të Lëvizjes.

Ai përcakton edhe linjat drejtuese të gjithë aktivitetit të përbashkët.

Komitete teritoriale ndërmarrin inisiativa konkrete me tematika specifike të veçanta.

Ata janë organizma spontane, autonome per statutin e funksjonimin e tyre, të lidhur mes tyre nga adezioni me principet e Lëvizjes. Asnjë kufizim, përveç respektimit të qëllimeve finale kulturore e politike, nuk i është vënë aktivitetit të komiteteve të veçanta. Kjo përbën për ne federalizmin e vërtetë të aplikuar ndaj principeve të Lirisë.

Komitetet mund të zhvillojne aktivitetin e tyre të nxitjes kulturore e politike në nivele të ndryshme: takime, debate, manifestime, propozime, inisiativa solidariteti e denoncimi, marrje qëndrimesh politike. Mund të lëvizin në mënyrë autonome ose në bashkëpunim me Komitetet e tjera.

Për të krijuar një Komitet të ri kërkohet një grup së paku 9 vetësh, që duhet të zgjedhin mbrenda tyre një President e një Zëdhënës.

Mund të rregjistrohen individualisht në një Komitet egzistues ose të krijojnë një Komitet të ri. Në alternativë ka mundësi të aderohet në Komitete edhe pa marrë pjesë aktivisht, por duke e mbështetur atë me propozime e kontribute.

Cdo aktivitet mbrenda Komiteteve është vullnetar. Antarët besojnë në mundësinë e impenjimit në mjedisin e shoqërisë civile edhe jashtë politikës profesionale.

Së paku një herë në vit Komitetei i presidence dhe Komitetet teritoriale mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme që zhvillon tema të rëndësishme politike e kulturore.

(Pjeter Pepa)